Vatër e madhe zjarri në Mirditë, ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur
Rritja e temperaturave ka bërë që të rikthehen vatrat e zjarrit. Një vatër e madhe zjarri është regjistruar ditën e diel në një zonë malore në Mirditë.
Prej disa orësh flakët e zjarrit po shkaktojnë dëme të mëdha në të gjithë zonën me pyje dhe shkurre në vendin e quajtur “Malet e Bulshares” në Orson.
Temperaturat e larta të ditëve të fundit dhe era kanë bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të madhe.
Mësohet që ndërhyrja e zjarrfikësve është pothuajse e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor.