Vatër e madhe zjarri në Mirditë, rrezikohen 5 banesa

Një vatër e madhe zjarri është riaktivizuar gjatë ditës së sotme në fshatin Malaj të Mirditës. Flakët janë përhapur në disa drejtime në masivin pyjor të kësaj zone, duke vënë në rrezik dhe 5 banesa që ndodhen aty.

Në terren ndodhet një automjet zjarrfikës, por deportimi është mjaft i vështirë për shkak të terrenit të thyer malor.

Në këto kushte po ndërhyhet me mjete rrethanore nga banorë të zonës, të cilët kërkojnë ndihmën e autoriteteve për vënien nën kontroll të këtij zjarri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?