Vatër zjarri dhe në kufirin me Greqinë, por është drejt shuarjes

Një vatër zjarri është krijuar në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë, në zonën e quajtur Piramida 17, në Kolonjë.

Flakët janë në përmasa të mëdha, pasi është një zonë e pyllëzuar nga bredha dhe lisa, ndërsa zjarri po favorizohet edhe nga era.

Mësohet se zjarri është në zonën greke dhe po fiket me helikopterë nga ana e tyre, ndërkohë që forcat e zjarrfikëses shqiptare janë dërguar për të qenë në gatishmëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të gjithë vendin tonë raportohet se janë 4 vatra aktive, nga 23 që janë në total. Vatrat aktive janë në Bashkinë Klos, Durrës, Kurbin dhe Shkodër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?