Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vatikani: Tregtia e padrejtë, që ushqen varfërinë, duhet qeverisur nga rregulla të drejta

Aktualitet E diel, 10 Gusht 2025 15:59
Vatikani: Tregtia e padrejtë, që ushqen varfërinë, duhet qeverisur nga rregulla të drejta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deklaratë e Vëzhguesit të Përhershëm i Vatikanit pranë Kombeve të Bashkuara, imzor Gabriele Caccia, në Konferencën e tretë ndërkombëtare mbi Vendet në udhë zhvillimi pa dalje në det, mbajtur në Awaza, Turkmenistan, më 6 gushtin e kaluar: varfëria “nuk është e pashmangshme; është pasojë e strukturave dhe zgjedhjeve politike të padrejta, për këtë arsye mund e duhet kapërcyer”.

Ekziston një formë e shëndetshme tregtie, e themeluar “mbi parimin e drejtimit universal të mallrave”, e cila e garanton zhvillimin e, për këtë arsye, edhe dinjitetin. Por për fat të keq, ekzistojnë edhe forma “të tregtisë së padrejtë” që i penalizojnë vendet strukturalisht më të dobëta, me rregulla “ndërkombëtare të padrejta”. Ndaj “shpesh vuajnë nga mungesa e kapitalit, e edhe më shpesh rëndohen nga barra e borxhit të jashtëm”. Kryeipeshkvi Imzot Gabriele Caccia, Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, përqendrohet në dinamikën e një sektori jetësor dhe themelor në epokën e ekonomisë së globalizuar, në një deklaratë për Konferencën III Ndërkombëtare mbi Vendet në Zhvillim pa dalje në det, mbajtur në Awaza, Turkmenistan, më 6 gusht.

Me rregullat e solidaritetit
Vendet në zhvillim pa dalje në det janë pikërisht rajoni gjeografik më i prekur nga praktikat e padrejta tregtare, të cilat në këto zona arrijnë lehtësisht në “shfrytëzim të tepërt intensiv mjedisor”, duke sjellë me vete “uri e varfëri”. Për të shpjeguar këtë skenar, Kryeipeshkvi Imzot Caccia pohoi se “tregtia duhet të modelohet nga kërkesat e drejtësisë e të solidaritetit”, e tregtia ndërkombëtare, “të orientohet në mënyrë të përshtatshme, sepse kështu nxit zhvillimin, mund të krijojë mundësi të reja punësimi dhe të ofrojë burime të shumta e të dobishme”.

Mund t'ju interesojë

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Para 1 ore
Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 1 ore
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 3 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Varfëria, bijë e padrejtësive
Si në shumë rrethana të tjera, përfaqësuesi i Vatikanit i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të punojë për një vullnet politik konkret, veçanërisht në favor të vendeve që po diskutohen në konferencën e Turkmenistanit, të cilat shpesh janë të ngarkuara me forma “të përhapura dhe komplekse” të varfërisë, që u mohojnë “miliona njerëzve nevojat e tyre më themelore”.

Këto vende, kujton Kryeipeshkvi Caccia, megjithëse të ndryshme në histori, kulturë dhe ekonomi, “përballen me të njëjtat sfida sistematike, duke përfshirë barrën e paqëndrueshme të borxhit, kostot e larta të transportit dhe cenueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike dhe goditjeve të jashtme”. Varfëria, vëren akoma prelati, “buron nga forma të ndryshme të privimit kulturor dhe mohimit të të drejtave kulturore”, por “nuk është e pashmangshme për këtë arsye; është pasojë e strukturave dhe zgjedhjeve të padrejta politike, e për këtë arsye mund dhe duhet të kapërcehet”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tregtia, në shërbim të së mirës së përbashkët
Njeriu – përfundoi Imzot Caccia – “duhet të jetë gjithnjë në qendër të të gjitha strategjive të zhvillimit”, ndërsa tregtia dhe zhvillimi ekonomik “nuk janë qëllime në vetvete, por mjete për të nxitur zhvillimin e gjithanshëm njerëzor të çdo njeriu dhe për përparimin e së mirës së përbashkët”.

R.SH. / Vatikan

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 31 minutash

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 1 ore

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 1 ore

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 1 ore

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 22 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij
Para 12 orësh

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.