Vau i Dejës, arrestohet i riu që po vidhte një banesë

Një 21 vjeçar është arrestuar në Vaun e Dejës pasi u kap duke tentuar të vjedhë banesën e shtetasit M. L., 43 vjeç, i cili ndodhet jashtë shtetit.

Ngjarja u regjistrua në lagjen Qafkurtinë, fshati Bushat, Vau i Dejës

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan një bluzë e zezë, e sajuar si kapuç që mbante në kokë, një palë doreza që mbante në duar dhe një levë hekuri që kishte përdorur për të hapur me thyerje derën e banesës.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, si dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Shkodrës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë”.

 

SHKARKO APP