Vau i Dejës në maksimum, ja pse energjia nuk po shkon në Kosovë

Reshjet e shiut po mbushin liqenet në kaskadën e Drinit. Fierza ka arritur në mbi 271 metër mbi nivelin e detit, më pak se 11 metra larg mesatares së dekadës së fundit. Në Koman niveli i ujit ka arritur në 173.6 metër, duke iu afruar ndjeshëm mesatares shumëvjeçare, ndërsa në Vaun e Dejës është tejkaluar niveli maksimal i liqenit në 10 vitet e fundit.

Me prodhimin në kapacitete maksimale dhe një pjesë së energjisë së blerë më herët nga jashtë, Shqipërisë po i tepron aktualisht elektriciteti. Në bazë të marrëveshjeve mes dy qeverive, tepricat e energjisë mund të depozitoheshin po kjo nuk po ndodh.

Arsyet pse nuk mund të funksionojë depozitimi i energjisë në Kosovë, ka të bëjë me detyrimet nga organizatat ku janë KESH dhe KEK janë anëtare. “Duhet të theksojmë gjithashtu se sistemet energjetike të Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të bëjnë shkëmbime pa limit. Gjithashtu Shqipëria dhe Kosova janë pjesë e ENTSO. nëse tejkalohen kriteret e parashikuara nga ENTSO atëherë të dy shtet mund të përballen me penalitete”, thotë Liron Gjocaj, Instituti për Politika Zhvillimore në Kosovë.

SHKARKO APP