Vau i Dejës, shugurohet ipeshkvi i ri i Sapës

Dom Simon Kulli, meshtari shqiptar do të drejtojë dioqezën e Sapës, një vit pasi komuniteti humbi ipeshkvin Luçian Agustinin. Ceremonia u zhvillua në katedralen Nënë Tereza, ndërsa i pranishëm presidenti i Konferencës Ipeshkvnore, imzot Angelo Masafra e konsideroi këtë emërim të Papës, një ngjarje të rëndësishme për vendin.

Ipeshkvi i ri i Sapës, Monsinjor Simon Kulli u shugurua në katedralen që mban emrin e shenjtores shqiptare “Nënë Tereza”. Ish famullitari i kësaj zone ka marrë mbi supe një detyre edhe më të madhe nga papa Françesku, 1 vit pasi kjo dioqezë humbi ipeshkvin e saj, imzot Luçjan Avgustinin.

Dekreti i Papës

Swiss Digital Desktop Reklama

Ipeshkvët e trojeve shqiptare, përfaqesues të klerit, drejtues vendore e qindra besimtarë të bashkisë Vau Dejes, Puke e Fushë – Arrëz ju bashkuan kësaj dite të shënuar për ta. Imzot Kulli është ipeshkëvi i katërt që nis detyrën pas firmosjes së dekretit nga ati i shenjtë për emerimet e reja në kishën katolike Shqiptare. Presidenti i konferencës ipeshkvnore imzot Angelo Massafra e quajti një ditë të shënuar për vendin këtë ngjarje, pasi këto shugurime vijnë kur vendi ka kapërcyer pasojat e tmerrshme që la regjimi komunist.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dom Simon Kulli është ndër të parët meshtarë shqiptarë, i cili është shuguruar në vitin 2000. Prej 10 vitesh, ishte famullitar i Katedrales Nënë Tereza në Vaun-Dejës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?