FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vau i Dejës, transportonte një minë me telekomandë, një i arrestuar, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Vaut të Dejës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Remote”, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.

Në kuadër të operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Shkodër, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Spitallë, Durrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Policisë, 38-vjeçari u kap në fshatin Stajkë, gjatë kontrollit të automjetit me të cilin lëvizte. Në mjet u gjet dhe u sekuestrua një minë me telekomandë, e lidhur me një aparat celular për shpërthim në distancë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti, një maskë dhe dy telefona celularë.

Në lidhje me rastin është shpallur në kërkim shtetasi E. P., 34 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar si bashkëpunëtor i 38-vjeçarit.

Operacioni u organizua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas po transportonte një mjet shpërthyes me telekomandë.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rastit, përcaktimin e destinacionit dhe qëllimit të transportimit të mjetit shpërthyes, si dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?