V*au shokun në burg, Sokol Mjacaj nuk del nga regjimi ”41 Bis”. GJKKO rrëzon kërkesën
Sokol Mjacaj kërkon që të dalë nga izolimi në regjimin e posaçëm 41 bis, por kërkesa është rrëzuar nga Gjykata e Posaçme. Kërkesa e Mjacajt, i cili është i dënuar për jetë dhe që ekzekutoi brenda burgut të Peqinit Arben Lleshin, nuk u pranua nga gjyqtari Erjon Bani.
Më 15 dhjetor 2023, rreth orës 13.20, ministri i drejtësisë Ulsi Manja bëri publik vendimin për izolimin e Sokol Mjacajt në sistemin 41 Biss, pasi kishte të dhëna se komunikonte me jashtë dhe vazhdonte aktivitetin kriminal nga qelia.
Pasi mësoi këtë lajm, Sokol Mjacaj hyri në veprim në burgun e Peqinit, duke marrë armën me mulli me të cilën u afrua tek qelia ku ndodhej Arben Lleshi dhe e vrau. Ai thirri në emër të dënuarin të cilin e qëlloi me dy plumba duke lënë të plagosur edhe shokun e qelisë Indrit Shaqja. Mjacaj është i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çek në 2015 në Prekal të Malësisë së Madhe.