Vazhdojnë Aplikimet për programin “Discover Vodafone”

Një mundësi unike karriere për të rinjtë

Të gjithë e dimë që sfida nuk mbaron me përfundimin e studimeve dhe diplomimin. Të rinjtë e sapodiplomuar shpesh enden gjatë duke kërkuar  hapat që duhet të ndjekin per te arritur sukses në profesion. Nëse jeni një prej tyre, Vodafone Albania ka manualin e suksesit dhe zhvillimit profesional për të rinjtë nëpërmjet programit “Discover Vodafone” (Zbulo Vodafone).

Programi ‘Discover Vodafone”, i zbatuar njëlloj në të gjitha kompanitë e Grupit Vodafone, integron teknikat më të përparuara të identifikimit të talenteve të reja dhe i hap dyert e një karriere të shkëlqyer në Vodafone. Fale Discover Vodafone, ndër vite janë evidentuar talente dhe janë promovuar të rinj të talentuar që sot mbulojnë pozicione kyçe në Vodafone Albania dhe në Vodafone Group.

Fituesit e programit “Discover” do të kenë mundësinë të hedhin hapat e parë të karrierës së tyre duke punuar për 2 vite në 2-4 sektorë të ndryshëm të kompanisë Vodafone Albania, dhe të fitojnë njohuri të gjera në lidhje më fushën e telekomunikacioneve dhe kulturën e punës në një kompani lider global si Vodafone.

Sipas burimeve nga Vodafone, ndryshe nga vitet e mëparshme fituesit e këtij edicioni do të kenë mundësi të provojnë aftësitë e tyre duke u bërë pjesë e shumë projekteve të reja në kompani. Por jo vetem kaq. Nëse kandidatët fitues tregojnë aftësitë dhe potencialin e duhur gjatë programit "Discover" atëherë ata do të kenë mundësinë të përjetojnë një eksperiencë të vërtetë në rrjetin global Vodafone nëpërmjet programit " Columbus" i cili i ofron një pozicion pune në nivel  ndërkombëtar.

Nxitoni të bëheni ju një nga fituesit e programit “Discover Vodafone”. Aplikimet janë të hapura deri në javën e parë të muajit Shtator.

Për më shumë informacion vizitoni:

www.vodafone.al/graduates

 

SHKARKO APP