Vazhdon aksioni në Lazarat, pranga 3 të dyshuarve si pjesë e “grupit të zjarrit”

Aksioni i forcave të policisë dhe atyre speciale në Lazarat vazhdon. Në orët e mëngjesit të së shtunës efektivët kanë arritur të arrestojnë 3 persona, të dyshuar si pjesëtarë të të ashtuquajturit “grupi i zjarrit”.
Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se në pranga kanë përfunduar shtetasit Klodian Selimi, Elvis Boçi dhe Dervish Gaba, të tre banues në Lazarat. 
Nga hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka rezultuar se tre të rinjtë kanë bashkëpunuar me vëllezërit Aliko, që dyshohet të jenë dhe autorët kryesorë të sulmit ndaj efektivëve të RENEA-s, që i mori jetën agjentit Ibrahim Basha.

SHKARKO APP