Vazhdon lufta me flakët në Shëngjin
Zjarret në Shëngjin vazhdojë ende, edhe pse gjithë përpjekjet e zjarrfikësve dhe forcave të ushtrisë për t’i shuar vijon ende.
Bë het me dije se zjarret që pushtuan tre ditë më parë zonën në disa vatra, për shkak të erës së fortë riaktivizoheshin edhe në zona të ndryshme.
Gjatë paradites së të premtes, flakët kërcënuar fare afër edhe një kompleks turistik pranë zonës së “Rana e hedhun”, por me ndërhyrjen e forcave të ushtrisë të angazhuara në operacionet e shuarjes ato u lokalizuan.
Ndërkohë, pasditen e së premtes vatrat e zjarrit janë aktivizuar në kodrat pranë Shëngjinit, por edhe ato në Velipojë. Ndërhyrja është bërë nga ajri me anë të një helikopteri që me rënien e natës ndërpreu fluturimet.
Zjarrfikësit mbajtën nën kontroll gjithë zonën për të mos lejuar afrimin e flakëve në zonat e banuara. Vatrat e zjarrit në pyje janë, sipas Agustin Pepkolaj, shefit te repartit zjarrfikës në Lezhë, shtrirë në një gjatësi prej 4 kilometrash.
Zjarrfikësit bënë të ditur se operacionet e ndërhyrjes edhe nga ajri do të rinisin mëngjesin e së shtunës nëse zjarret do të zgjerohen akoma më tej. Deri më tani rezultojnë se janë djegur një sipërfaqe e madhe me pyje pisha dhe me shkurre.
KOHA JONË SONDAZH

