Vazhdon “telenovela” Shullazi tek Krimet e Rënda, shtyhet sërish seanca

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shtyu sërish procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë, shkak është bërë mungesa e mbrojtësve kryesisht.

Ndërkohë, gjatë seancës i pandehuri Gilmando Dani, kundërshtoi caktimin e gjyqtarit Arben Vrioni.

Dani i kërkoi të jepte dorëheqjen pasi ka gjykuar Vollgën në Apelin e Durrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I nderuar nuk mund të lahesh me dosjen tonë sepse je shumë pis. Ta bëjë vetë dorëheqjen, pa dalë gjë“, tha Dani. Ndërkohë seanca e radhës do të zhvillohet në 26 korrik, ku do të thirren edhe avokatët e zgjedhur të të pandehurve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?