Vdekja e 22-vjeçares nga Kenia, shoqërohet në polici shoferi i kazinosë
Shoqërohet në polici shoferi i kazinosë në të cilën punonte 22-vjeçarja nga Kenia, e cila humbi jetën pak ditë më parë. Raportohet se shtetasi R. B., 32 vjeç, është shoqëruar në komisariatin numër 1 në Tiranë, për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë, si dhe i është bërë kontroll në banesë. Barçi dyshohet se është një nga personat e fundit që kanë pasur kontakt me 2-vjeçaren.
22-vjeçarja Joy Ayoko, dyshohet se është hedhur nga banesa në të cilën jetonte në Tiranë më 13 gusht, e si pasojë e plagëve të rënda humbi jetën në 13 shkurt në një spital në Kenia.
Policia ende nuk ka ndarë pistat në të cilat do të hetohet, por po mblidhen prova dhe materiale që mund të hedhin dritë mbi rastin.