Vdekja e 28-vjeçarit, nën hetim përgjegjësi i hotelit

Pas ngjarjes aksidentale që i mori jetën 28-vjeçarit nga me banim në Zvicër, Ajdin Mustafi, policia ka proceduar penalisht shtetasin R.H, 38-vjeç, me detyrë përgjegjës i mirëmbajtjes dhe shtetasin R.S, 49-vjeç, me detyrë administrator i hotelit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Në vijim të dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku aksidentalisht ra nga lartësia e hotelit ku qëndronte dhe për pasojë ndërroi jetë shtetasi A.M, 28 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, referuan materialet për shtetasin R. H,, 38 vjeç, me detyrë përgjegjës i mirëmbajtjes dhe shtetasin R. S., 49 vjeç, me detyrë administrator i hotelit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”,-njoftoi policia.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e të premtes. Ajdin Mustafi 28-vjeç humbi jetën pasi ra nga kati i pestë. 28-vjeçari ka qenë i mbështetur në dritare dhe janë këputur hekurat e ballkonit, dhe për pasojë ka rënë nga kati i pestë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?