Vdekja e 56-vjeçares, reagon Spitali i Durrësit
Spitali i Durrësit, reagon pas akuzave të familjes të së ndjerës, Ervehe Dedaj e cila ndërroi jetë në Urgjencën e këtij qyteti. Në deklaratë për mediat, thuhet se 56-vjeçarja erdhi në spital në gjendje të rëndë dhe i është dhënë menjëherë ndihma e shpejtë. Sipas deklaratës, e ndjera vuante nga shëndeti mendor dhe kishte marrë mbidozë ilaçesh, çka i shkaktoi vdekjen.
Deklarata e Spitalit të Durrësit
Duke shprehur ngushëllimet familjareve për vdekjen shtetases E. D, Drejtoria e Spitalit Rajonal Durrës sqaron se 56-vjeçarja ka ardhur në gjendje shumë të rëndë në spital dhe shumë shpejt ka kaluar ne gjendje kome, më datë 27.08. 2018, në orën 12.22, ku menjëherë ka marrë mjekimin nga stafi mjekësor dhe infermieror i urgjencës së spitalit. Pas referimit të familjarëve se gruaja vuante nga probleme të shëndetit mendor, mjekët kanë konstatuar se gruaja kishte marrë mbidozë medikamentesh dhe pavarësisht ndihmës së menjëherëshme së ekipit mjekësor, 56-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital. Në spitalin e Durrësit është bërë autopsia dhe jemi në pritje të ekspetizës mjekoligjore për të konfirmuar shkakun e vdekjes së 56-vjeçares.
Denoncimi
Albert Dedej, thotë se motra e tij 56-vjeçare kishte shkuar në urgjencë pasi kishte kaperdirë një sasi medikentesh dhe për tre orë me radhe nuk është vizituar nga mjekët. Sipas tij, bluzat e bardha nuk u angazhuan aspak në këtë rest pasi motra e tij ishte bërë pis teksa ishte rrëzuar në një kanal në zonën e Porto Romanos. Krahas denoncimit publik, Dedej thotë se do bëj denoncim edhe ne policinë e Durresit me qëllim që kjo e fundit të nisi hetimet për rastin në fjale. Sipas tij ngjarja ka ndodhur tre ditë më pare në Urgjencen e spitalit të Durresit.
KOHA JONË SONDAZH

