Vdekja e efektives, Lleshaj: Respekt përjetë rojeve të sigurisë
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj përmes një statusi në Twitter shpreh ngushëllimet për humbjen e efektives së FA, Zarife Hasanaj në detyrë, teksa ishte me mision në Letoni. Ai po ashtu iu uron shërim të shpejtë kolegëve të saj, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.
“Ngjarja e sotme në Letoni thërret çdo shqiptar për respekt e mirënjohje të përjetshme për rojet e sigurisë tonë”,- shprehet Lleshaj.
STATUSI I PLOTE
Shpreh ngushëllimet e mija për familjarët e nëntetare Zarife Hasanaj dhe uroj shërim të shpejtë për dy kolegët e saj, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.
Ngjarja e sotme në Letoni thërret çdo shqiptar për respekt e mirënjohje të përjetshme për rojet e sigurisë tonë!
KOHA JONË SONDAZH

