Vdekja e efektives, task-forca shqiptare do të ndjekë hetimet në Letoni
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë ku humbi jetën 33-vjeçarja Zarife Hasanaj, dhe u plagosën edhe dy oficerë të tjerë, niset drejt Letonisë task forca e ngritur me urgjence nga Ministria e Mbrojtjes.
Task forca, bashkë me autoritetet letoneze, do të ndjekë hetimin e plotë për ngjarjen e 6 majit në Camp Adazi në Letoni.
Grupi, në përbërje të të cilit ka përfaqësues nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Policia Ushtarake dhe Drejtoria e Inspektimit në MM do të punojë për rrethanat e ngjarjes, mbledhjen e provave etj.
KOHA JONË SONDAZH

