Vdekja e Ilia Karelit, 2 gardianë grekë pranojnë dhunën, shfaqin pendesë

Vetëm 2 nga 14 gardianët e burgut të Nigritas në Greqi kanë pranuar që kanë dhunuar shqiptarin Ilia Kareli, që humbi jetën dy vite më parë.

Në seancën gjyqësore që u zhvillua sot në gjykatën greke, dy gardianët deklaruan se e dhunuan shqiptarin duke e goditur disa herë në shenjë hakmarrje për vrasjen e kolegut të tyre.

Njëri nga gardianët tha se “e qëllova dy herë me grushte dhe dy herë me shkelma”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa gardiani tjetër pranoi se i kishte hedhur një kovë me ujë. Të dy gardianët shfaqën pendesë në gjykatë për sjelljen dhe dhunën ndaj shqiptarit, ndërsa 12 të akuzuarit e tjerë nuk e pranuan akuzën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Seanca e radhës gjyqësore do të zhvillohet më 28 shtator. Torturimi deri në vdekje i Ilia Karelit në burgun grek të Nigritas 2 vite më parë tronditi opinionin publik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?