Vdekja e këngëtares, Edmond Zhulali: Nexhmije Pagarusha do të mbetet unike, ja pse më ka befasuar

Kompozitori Edmond Zhulali e ka konsideruar Nexhmije Pagarushën si një këngëtare të rrallë për artin dhe muzikën shqiptare. Në një lidhje telefonike për News24 vdekja e saj duket se e ka hidhëruar edhe vetë kompozitorin i cili thotë se edhe pse nuk ka bashkëpunuar me të ka qenë i befasuar nga ajo.

Ai zbulon se Nexhmije Pagarusha nuk ka studiuar për kanto, por kjo e ka befasuar vetë kompozitorin kur këngëtarja nga Kosova i ka thënë se zërin e ka natyral.

Po ashtu Zhulali shpreh vlerësime maksimale për këngën ‘Baresha’ dhe interpretimin e saj duke u shprehur se Nexhmije Pagarusha tek kjo këngë mbetet unike, edhe pse shumë artistë të tjerë kanë tentuar ta interpretojnë.

”Përshëndetje. Është një lajm shumë i hidhur në radhë të parë për artin shqiptar dhe atë kosovar pasi Nexhmije Pagarusha ishte një këngëtare e mrekullueshme pasi ka lënë një zë të mrekullueshëm në botën muzikore shqiptare. Lajm i dhimbshëm pasi ajo ishte e sëmurë prap artistët shqiptarë janë shumë të dashur për publikun sidomos me ne që kemi qenë kolegë.
Mbaj mend kontaktin e parë me të, kur ajo ishte e ftuar nderi në Festivbalin e RTSH. Ishte njeri i rrallë edhe nga pikëpamja njerëzore dhe komunikimi. Ishte një fakt që unë nuk e dija pasi dinim se Nexhmije Pagarusha kishte studiuar për kanto, dhe kur më tha që zërin e kam natyral pasi ajo ka një shtrirje për kanto duke kënduar për gjithë këngët edhe popullore dhe është rast i rrallë për

Nuk kam pasur fatin të bashkëpunoj me të se ajo është më e madhe, dhe është brez tjetër. Kënga baresha është një nga veprat më të rralla të saj, por edhe nga këngët shqiptare sidomos për nga interpretimi. Dhe ajo mbetet unike në të gjitha interpretimet. Ka qenë personalitet dhe që krijon boshllëk pavarësisht se ajo ka kohë që ka lënë muzikën humbja është e shumëfishtë. Ngushëllime familjarëve, artistëve, dhe të afërmve. ”- tha Zhulali.

SHKARKO APP