Vdekja e Klodian Rashës, Soreca: Ngjarja të hetohet si duhet e të vendoset drejtësia

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka reaguar për vrasjen e të riut Klodian Rasha.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”, Soreca shpreh ngushëllimet për familjen e viktimës , ndërsa shton se ngjarja  tragjike duhet të hetohet dhe të vendoset drejtësia.

Po ashtu ai shprehet se dhuna duhet të shmanget në çdo rast nga të dyja palët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi: 

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumë i pikëlluar nga ngjarjet e ditëve të fundit. Mendimet e mia janë me familjen e Klodian Rashës. Tani është thelbësore që kjo ngjarje tragjike të hetohet si duhet dhe të vendoset drejtësia, dhe shqetësimet e shprehura paqësisht të dëgjohen. Por dhuna duhet të shmanget në çdo rast, nga të gjitha palët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?