Vdekja e komisarit Hajdarmetaj, Gjykata e Durrësit liron drejtorin e Kavalishencës
Pak ditë pas arrestimit të tij, Gjykata e Durrësit ka vendosur lirimin e drejtorit të Kavalishencës në Durrës, Ahmet Doda.
Më herët Doda kishte masën e arrestit me burg, e cila iu konvertua në detyrim paraqitjeje.
Në seancën e zhvilluar sot në Durrës ishte i njëjti gjykatës, Paulin Cera, i cili zëvendësoi pranoi kërkesën e tij, duke bërë zëvendësimin e masës së sigurisë.
Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, u arrestua pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, ku në këtë shtëpi humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmetaj, teksa një pjesë e saj u shemb dhe e zuri brenda.
Doda akuzohej si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk kishte ndërhyrë në kohë për evidentimin e dëmeve që la pas tërmeti i muajit shtator.