Vdekja e Lear Kurtit, eksperti: Keqmenaxhim nga policia
Misteri i vdekjes së Lear Kurtit, vijon ende. Ku po çalojnë hetimet për të shuar dyshimet për vrasjen apo vdekjen nga overdoza të 32-vjeçarit? Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi, thotë se kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e një keq menaxhimi. Për të defekti i madh i policisë është se kanë një mungesë të vetëvendosjes. Duke mos pasur këtë tagër, një vonesë sado e vogël mund të kthehet në tragjedi.
”Po e nisim te rasti Rasha, besimi i publikut ka rënë ndaj policisë. Kanë një defekt shumë të madh, nëse do flasim për rastin konkret s’duhet të nxirrnin fare deklarata. Nëse i referohemi disa videove, ata po çonin një të vdekur në komisariat. Fajin do ja lënë policëve të patrullës.
Pse ndodh kjo? Nëse psh do shkosh njëherë në komisariat ti pasi mbaron nuk bën dot asnjë veprim se s’ka qenë shefi i krimeve. Duke mos patur tagrin e vetëvendosjes, policët janë detyruar të mos bëjnë asgjë. Mua nuk më pëlqeu që kishte zbarkuar një polici e tërë për një djalë që ishte vdekur. Unë jam me polici të fortë por me ligjin përpara. Për mua në çdo anë që ta rrotullosh situatën, e thënë shkurt, janë si pasojë e një keq menaxhimi”.