Vdekja e nënës dhe dy fëmijëve, mjeku: Dyshohet helmim nga ushqimi
Aktualitet E Premte, 14 Shkurt 2020 15:26
Tragjedia e trefishtë në Ostren të madh të Bulqizës që i mori jetën nënës dhe dy fëmijëve, dyshohet të jetë shkaktuar nga helmimi për shkak të ushqimit. Ngjarja e cila u raportua fillimisht si asfiskim për shkak të bombolës së gazit, tashmë dyshohet të ketë për shkaktar ushqimin. Mjeku i zonës ka deklaruar se bombola e gazit ka qenë jashtë dhomës ku u gjetën të pajetë nëna me dy fëmijët, si dhe dritaret e saj kanë qenë të hapura.