Vdekja e Papa Françeskut, kush janë disa nga liderët botërorë që do të marrin pjesë në ceremoninë mortore

Presidenti amerikan Donald Trump, ai francez Emmanuel Macron dhe homologu i tyre ukrainas, Volodymyr Zelensky kanë njoftuar se do të marrin pjesë në varrimin e Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë një ditë më parë.

“Melania dhe unë do të shkojmë në funeralin e Papa Françeskut në Romë”, shkroi në “Truth” presidenti amerikan.

Ndërkohë Macron tha për mediat lokale: Ne do të jemi të pranishëm në funeralin e Papës, siç është e drejtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Presidenca është në pritje të datës së funeralit të Papës dhe po përgatitet për vizitën e presidentit ukrainas në Romë për t’i dhënë lamtumirën Papës,” tha një burim në kushte anonimiteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?