Vdekja e pazbuluar, babai i 3 fëmijëve bëri 1600 milje dhe…
Ditën e djeshme nisën hetimet për marinarin shqiptar, i cili humbi jetën në datë 1 shkurt pas disa dëmtimeve në gjoks, në Britani. Alfred Ismaili, u gjet pa jetë në portin “Alexandra Dock”, në një anije mallrash me emrin “SMN Explorer”.
Pas hetimeve rezulton se Ismaili ka pësuar dëmtime në gjoks, duke ngritur dyshime se mund të këtë pësuar një aksident brenda anijes ku punonte. 32-vjeçari nga qyteti i Durrësit i cili u vra tragjikisht gjatë punës, ishte babai i tre fëmijëve të mitur, burri i një gruaje tashmë me të gjithë barrën e familjes përsipër dhe djali i dy pleqëve të vuajtur dhe të sëmurë.
Refik Goli, konsulli dhe sekretari i dytë në Ambasadën Shqiptare në Londër, tha: “Ne jemi të vetëdijshëm për humbjen e Alfred Ismailit dhe ne po bashkëpunojmë me autoritetet britanike në këtë rast, megjithatë policia në Britani të Madhe ende nuk ka një raport zyrtar mbi shkaqet e vdekjes për të vazhduar me riatdhesimin në Shqipëri”.
Në një deklaratë përmes avokatit të tyre, familjarët thanë: “Pse kaq shumë vuajtje? Nuk është e drejtë. Ai nuk ishte një kriminel, thjesht një detar i thjeshtë, duke u kujdesur për familjen e tij”.
KOHA JONË SONDAZH

