Vdekja e vogëlushit Kristi Maze, revoltë në rrjetet sociale

Lajmi për vdekjen e Kristi Mazes ka pikëlluar shumë njerëz sot. Në rrjetet sociale ka mjaft mesazhe ngushëllimi për humbjen e jetës së vogëlushit, por edhe revoltë nga Ministrisë së Shëndetësisë, e cila nuk pranoi disa muaj më parë që të jepte para për kurimin e tij.

Maze ishte shtruar në këtë spital prej afro 2 muajsh për të kryer transplantin e mëlçisë. Ai ndërroi jetë pas një operacioni që zgjati për afro 12 orë. Sipas mjekëve që asistuan në operacion, trupi i tij nuk e përballoi dot operacionin. Kristi Maze u bë i njohur falë publikimit të rastit të tij në Neës 24 ku u mblodhën shumë fonde për ta çuar për kurim në Itali, pasi në Shqipëri ishte e pamundur që të bëhej një ndërhyrje e tillë. Ai qëndroi për afro një vit në Pediatrinë e QSUT dhe vetëm në muajin janar u bë e mundur që të mblidhen paratë dhe të trasnsferohet në spitalin e Bergamos, ku fatkeqësisht nuk mund ti shpëtojë sëmundjes së rëndë

Më poshtë mund të lexoni disa nga reagimet në rrjetet sociale:

https://www.facebook.com/eduart.ndocaj/photos/a.1414465815514303.1073741829.1412792669014951/1537246419902908/?type=3&theater

https://www.facebook.com/brizidagjikondi/posts/10208493961043877?pnref=story

 

https://www.facebook.com/silvi.bardhi/posts/10153491801786094?pnref=story

https://www.facebook.com/JETAOSHQEF/videos/vb.290723563370/10153675667063371/?type=2&theater

SHKARKO APP