Vdekja e Vrenozit, Ministri Klosi: U shua duke lënë veprimin fisnik
Grabitja e një pike këmbimi valutor në Fier, ka marrë përmasa tragjike. Agur Vrenozi, 53-vjeçari që ndërhyri për të ndihmuar pronarin e këmbimit valutor, humbi jetën pasi plumbi në kokë rezultoi fatal.
Agur Vrenozi, ka mbajtur postin si shef inspektoriatit të pyjeve. Mbi këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar edhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Mes rreshtave të mesazhit ngushëllues, ministri thotë se Vrenozi u shua duke lënë pas një veprim fisnik dhe vetmohues.
”Ngushëllime familjes dhe të afërmve të tij, që humbën njeriun e tyre të zemrës! Jemi pranë tyre në këtë ditë të dhimshme”!,-shkruan Klosi.
Statusi i plotë
Njeriu i mirë, qytetari modelm punonjësi i devotshëm, mbylli sytë! U shua, duke lënë pas veprimin e tij fisnik dhe vetmohues! Ngushëllime familjes dhe të afërmve të tij, që humbën njeriun e tyre të zemrës! Jemi pranë tyre në këtë ditë të dhimshme! Miqtë dhe kolegët do të ruajnë kujtimin e njeriut punëtor dhe të ndershëm. Të qoftë i lehtë dheu, Agur!
KOHA JONË SONDAZH

