Vdekja në maternitet, Rubena Moisiu: Jemi hapur 24 orë

Drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu në një prononcim për mediat ka deklaruar se ngjarja ku vdiq një nënë 35-vjeçare dhe foshnja e saj po analizohet dhe se do të pritet ekspertiza mjeko-­ligjore. Ajo hedh poshtë pretendimet e familjarëve se urgjenca e maternitetit ka qenë e mbyllur.

***

Zonja Moisiu çfarë ka ndodhur, teksa është shfaqur 35-­vjeçarja tek spitali juaj? Cili mjek i rojës e ka pritur?

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mund të jap akoma përgjigje, sepse çështja po merret në dorëzim nga specialistët e komisariatit të policisë nr.1. Rezultati do të dalë pas ekspertizës mjeko­-ligjore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pse urgjenca ka qenë e mbyllur?

Jemi duke analizuar rastin dhe po verifikojmë nëse ka qenë e mbyllur dhe pse ka qenë e mbyllur. Nuk mund të nisemi nga një fjalë. Këtu funksionon 24 orë spitali.

Ka qenë rastësi dita e djeshme për urgjencën apo… Urgjenca ka qenë e mbyllur, pse?

Absolutisht jo. Megjithatë këto gjëra do dalin më vonë. Ju lutem se jam e zënë me oficerët e policisë.

Pse u transportua 35­-vjeçarja me komplikacione? 

A ka mundësi të mbaroj problemin me këta dhe pastaj analizojmë bashkë? … “News 24”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?