Vdekja tragjike e 3 minatorëve, Xhaçka: Do të bëjmë çdo gjë për familjet e tyre
Këtë të enjte, tre minatorë kanë humbur jetën në minierën e “Balgjajt” në Selishtë. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, i ka shprehur nguëshëllimet familjarëve të minatorëve dhe premton se pavarësisht sfidave do bëhët çdo gjë për të ndihmuar familjet e tyre.
“Shumë dhimbje për familjet e minatorëve që humbën jetën në Selishtë. Në këtë moment tragjedie, me mendje e me zemër ju gjendemi pranë familjeve që lanë pas Fatos Çesku, Rushdi Rushiti e Ismail Hoxha. Ngushëllimet më të sinqerta, edhe pse, as fjalët e as dhimbja që ndajmë me ta nuk kanë për t’ua kthyer të dashurit e tyre. Ky është një vit i vështirë që vijon të na sprovojë. Megjithatë, është detyrimi ynë që pavarësisht sfidave të bëjmë më shumë për minatorët e familjet e tyre”, shkruan Xhaçka në Twitter.
https://twitter.com/xhacka_olta/status/1321756848794513410