Vdekje e papritur në Përrenjas, porositi kafen dhe ra në dysheme

Një 24-vjeçar ka gjetur vdekjen në Përrenjas në këtë fillim-viti. M.Allhidri ka humbur jetën sapo ka hyrë në një bar-kafe dhe është ulur për të porositur. Dëshmitarët thanë se i riu kur ka hyrë në lokal ka porositur kafe por pa marrë ende porosinë ka rënë nga karrigia në dysheme duke shkaktuar panik te klientët e lokalit.

Menjëherë ai është transportuar për në spitalin e Përrenjasit, por me gjithë ndihmën e stafit mjekësor 24-vjeçari nga Njësia Administrative Rrajcë ka humbur jetën. Dyshohet se shkak i vdekjes së 24-vjeçarit të ketë qenë ataku kardiak, ndoshta i favorizuar edhe nga temperaturat mjaft të ulëta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?