“Vdeksha unë për ty”, Rama i shkon në shtëpi gruas që qendroi 13 orë nën rrënoja

Ditën e sotme kryeministri Rama ishte për vizitë në shtëpinë e re Marjana Rexhepin, një prej të mbijetuarave të tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Marjana Rexhepi qëndroi 13 orë nën rrënoja derisa u shpëtua nga zjarrfikësi hero Luan Kapaj.

Gjatë bashkëbisedimit me Marjanën, kryeministri Rama i evidentoi asaj faktin që shtëpinë e ka më të mirë se ajo që kishte, ndërkohë që shtoi se Marjana ka dy jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama: Nuk po i them Marianës si është shtëpia në raport me atë që kishte se është më mirë më thanë. Por në këtë rast humbja është e atillë që nuk bëhet kjo pyetje por ajo që vlen për të gjithë është se është më mirë se ç’ishte. Kjo e shkreta kishte jetë të dytë. Sa orë qëndrove në rrënoja?

Swiss Digital Mobile Reklama

Marjana Rexhepi: 13 orë qëndrova nën rrënoja. Më nxori Luani dhe e falënderoj shumë.

Ndërkohë njëra prej familjarëve falënderoi kryeministrin Rama.

“Të keqen unë ty motrën ma nxore, o të keqen e shpirtit tënde, gocën ma nxore normale, vdeksha unë për ty. Mendove për një jetime, se e kam jetime. Ju falënderoj shumë,”- tha ajo.

Kreu i qeverisë bëri apel nga aty se procedurat e rindërtimit të jenë transparente dhe të garantojnë gjithë procesin e rindërtimit me cilësi.

Edi Rama: “Procedurat duhet të jetë maksimalisht transparent dhe të garantojnë të gjithë procesion e rindërtimit me cilësi. Sfida është ti sjellim në situatë më të mirë se sa ishim më përpara përndryshe çfarë kuptimi ka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?