Vdekshmëria e koronavirusit është goxha më e vogël nga ç’mendonim

Sa njerëz vdesin pasi infektohen me koronavirus? Sipas një studimi të publikuar të hënën, më pak se ç’mendonim, por më shumë se nga gripi.

Studimi i publikuar në revistën shkencore The Lancet Infectious Diseases, zbuloi se rreth 0.66% e të infektuarve vdesin.

Vdekshmëria e koronavirusit, që është më e vogël se përllogaritjet e mëparshme, merr parasysh edhe rastet potenciale që nuk diagnostikohen – por sidoqoftë, është më e madhe se 0.1% e njerëzve që vdesin nga gripi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur nuk përfshihen infeksionet e paidentifikuara, studimi i Lancet doli në përfundimin se norma e vdekshmërisë është 1.38%, që përkon me shifrat e publikuara më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fillim të marsit, Dr. Anthony Fauci, kreu i US National Institute of Allergy and Infectious Diseases, tha se “kjo është punë llogarish dhe nëse e llogarit, i bie 2%.”

Por ai theksoi se numri mund të zvogëlohej sepse varet pjesërisht nga rastet e pallogaritura asimptomatike.

Në studimin e ri, shkencëtarët u përpoqën të gjenin normën e vdekshmërisë reale të infeksionit. Në fjalë të tjera, nga gjithë të infektuarit – jo vetëm nga ata që u sëmurën rëndë dhe u testuan – sa njerëz do të vdesin?

Shkencëtarët kombinuan të dhënat e “prevalencës së infeksionit” me informacionin publik të të infektuarve dhe të vdekurve dhe përllogaritën një normë vdekshmërie rreth dy të tretat e 1%.

Përqindja u rrit te moshat e mëdha, rreth 7.8% e të prekurve mbi 80 vjeç do të vdesin.

Për grupmoshat nën 40 vjeç, norma e vdekshmërisë s’e kalonte kurrë 0.16%. Nga 1000 të rinj të infektuar, një ose dy humbasin jetën.

Gjithashtu, studimi zbuloi se të sëmurëve u duhen disa javë për t’u shëruar. Mesatarisht, nga shfaqja e simptomave deri në daljen nga spitali, një pacienti i duhen 25 ditë. Ndërsa ata që s’i mbijetuan dot virusit, vdiqën rreth 18 ditë pas simptomave të para.

CNN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?