Vdekshmëria nga Covid-19, Rakacolli: Ja ku ndodhet Shqipëria, plazma mund të aplikohet që sot

Kryetarja e Komitetit Teknik për pandeminë e Covid-19, Mira Rakacolli, thotë se trajtimi me plazmë nëse është personi i duhur mund të fillojë të aplikohet që sot. Rakacolli ka theksuar se trajtimi me plazmë është një proces që zgjat në kohë, për shkak të kushteve që ka protokolli në mënyrën që ajo të jetë e efekshme. Sipas saj, deri më tani janë shprehur të gatshëm që të jenë dhurues të plazmës personat që e kanë kaluar koronavirusin mes të cilëve ka edhe personel mjekësor.

”Plazma është një metodë por nuk është shpëtimtare, ajo është provuar dhe më parë në sëmundjet infektive, që nga gripi spanjoll, SARS dhe Mersi dhe për ato sëmundje që nuk ka një ilaç specifik dhe Plazma është një tjetër ide. Përdorimi i plazmës së atyre personave që e kanë kaluar një gjë të tillë që t’ja marrim plazmën një personi dhe tja bëjmë një tjetri. Por duhet të ketë një protokoll për këtë për marrjen dhe për vendosjen diku tjetër, pasi jo çdo plazmë është e domosdoshme, është një proces i gjerë dhe ne kemi filluar që nga qershori së bashku me një grup nga Italia ku kemi bërë studimet e duhura”,- tha në ”Abcnews”.

Për të, krahasuar me vendet e tjera në rajon, ecuria e kurbes së pandemisë është nën kontroll. Rakacolli shton se është e rëndësishme që të theksohet se sa i përket numrit të vdekshmërisë nga Covid-19, vendi ynë është në një nivel të qëndrueshëm dhe me të dhëna të ulëta.

”Në krahasim me vendet e tjera të rajonit kemi një numër të ulët vdekshmërie. Ne jemi në pjesën e listës së vendeve që duhet ruajtur është për faktin se por duhet të kemi parasysh pasi çdo shtet ka mënyrën e tij të trajtimit. Në lidhje me shifrat e vdekshmërisë dhe e parë në gjuhën e statistikës në Shqipëri është më i ulët ky numër se vendet e tjera të rajonit, jemi në një situatë që do ta donim më të mirë se sa është por është nën kontroll. Asnjëherë nuk duhet diskutuar bërja ose jo e analizës kur e kërkon një mjek”.

SHKARKO APP