Vdes 22-vjeçari, automjeti merr flakë pas përplasjes

Një i ri ka vdekur dhe një tjetër ka ngelur i plagosur, pasi automjeti me të cilin ata udhëtonin, ka marrë flakë pas përplasjes me bordurën. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e mbrëmshme, në aksin Fushë Krujë-Laç, ku një automjet u përfshi nga flakët në afërsi të një karburanti.

Automjeti tip "Audi" është përplasur më një furgon, më pas më një bordurë dhe më vonë është përfshirë nga flakët. Për pasojë mbeten plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, 22-vjeçari nga Borizani, Edmond Xaka, dhe shoku i tij Luan Hysi. Të plagosurit u nisën me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë, por drejtuesi i mjetit, Edmond Xaka, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, ndërsa shoku i tij ndodhet në gjendje në rëndë.

 Sakaq ndërhyrja në kohë e punonjësve të karburantit, por edhe zjarrfikëseve ka shmangur një ngjarje të rëndë, pasi edhe karburanti dhe mjeti tjetër rrezikonin të përfshiheshin nga flakët. 

SHKARKO APP