Vdes 40-vjeçari në Kavajë, e zë korenti duke shtrirë linjën e internetit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Kavajë, ku një person ka humbur jetën tragjikisht. Viktima është shtetasi R. R., 40 vjeç.

Sipas autoriteteve policore, 40-vjeçari ka humbur jetën, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke shtruar një linjë interneti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45, në lagjen Qerret të Kavajë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP