Vdes në aksident, bie 15 metra te mbikalimi i Saukut
Nga një aksidenti të ndodhur pasditen e së enjtes në unazën e madhe në Tiranë 55-vjeçari, Gëzim Llënga ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Automjeti ka dalë nga rruga në vendin e quajtur mbikalimi i Saukut, duke rënë nga një lartësi prej 15 metrash.
Dinamika e aksidentit ka qenë e frikshme pasi makina është shkatërruar plotësisht, duke u shtypur e gjithë kabina.
Shpejtësia e madhe dhe mospasja e një barriere mbrojtëse anash rrugës bëri që drejtuesi i mjetit të humbasë kontrollin. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe zjarrfikëset, të cilat kanë ndihmuar në nxjerrjen e trupit.
Një hetim ka nisur nga policia për këtë aksident, ka dyshime se 55 – vjeçari Llënga të ketë patur ndonjë problem shëndetësor në momentin që ka humbur kontrollin e makinës.
Kjo mbetet për t’u konfirmuar pas veprimeve që do të kryejnë ekspertët e mjekësisë ligjore.
KOHA JONË SONDAZH

