Vdes në burg/ Maliqi-Gjonajt: S’ka mjekë, vajti polici në mëngjes por…
Deputeti Lefter Maliqi gjatë interpelancës me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj përmendi edhe ngjarjen e fundit në burgun e Peqinit, ku u gjet i pajetë Andon Mëhillaj, i dënuar me burgim të përjetshëm.
”Vajti polici në mëngjes për ta zgjuar, por e gjeti pa ndjenja dhe e çoi në spital të vdekur për shkak se administrata është kthyer në KÇK, nuk ka infermierë dhe mjekë. Peshku është qelbur nga koka, plagët janë shpërndarë në të gjithë trupin”.
Andon (Erjon) Mëlliaj, 45-vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm është gjetur i pajetë në qelinë e tij në burgun e Peqinit. Mëhillaj, i cilësuar si kreu i bandës së tritolit në Vlorë dhe si bashkëpunëtori i Julian Sinanajt, u gjet i vdekur në qelinë e tij ditën e djeshme rreth orës 18:00 të pasdites. Ende nuk ka një reagim nga organet përkatëse dhe nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.