Vdes në Tiranë ”mbreti” polak i tregtisë së armëve
Andrzje Izdebski i njohur si një tregtar armësh dhe aparatesh respiratorë gjatë kohës së pandemisë Covid-19 është ndarë nga jeta në Shqipëri. Mediat polake shkruajnë se 71-vjeçar nga Polonia ka vdekur në Tiranë dhe lajmi është konfirmuar edhe nga INTERPOL.
Andrzje Izdebski ishte në arrati që prej vitit 2021 pasi ishte nën hetim nga prokuroria polake. Në fillim të pandemisë së Covid-19 ai në rolin e ndërmjetësit (broker), i premtoi qeverisë polake se do të siguronte 1,241 respiratorë me vlerë 53 milion dollarë.
Ai mundi të siguronte vetëm 200 respiratorë ndërkohë që kishte marrë paradhënie nga qeveria polake 42 milion dollarë. Qeveria polake i kërkoi të kthente 16 milion dollarë, gjë të cilën ai e bëri.
Andrzje Izdebski ishte një is- pjesëtar i shërbimit sekret, por në tre dekadat e fundit njihej në Poloni si mbreti i tregtisë së armëve duke i çuar ato nga vendet e Europës Lindore deri në Korenë e Veriut.
KOHA JONË SONDAZH

