Vdes një tjetër shqiptar në burgun grek, ngjarja mbahet e fshehur

Shkon në gjashtë numri i vdekjeve në burgjet e vendit fqinj.

Një ngjarje që u mbajt e fshehtë nga autoritet dhe media vendase.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar në burgun e qytetit të Patrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për një shqiptar të moshës 55-60-vjeçar me iniciale K.B nga qyteti i Fierit, i cili kishte dy vite që ndodhej ne burg me akuzë për lëndë narkotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lajmin e bën me dije nga Greqia gazetari Shpëtim Zinxhira i cili njofton gjithashtu se familja ka tërhequr trupin e pajetë të viktimës dhe sot e ka varrosur atë ne Shqipëri.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së shqiptarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?