Vdes një yll i ri që po lindte në botën e spektaklit dhe medias shqiptare
Një lajm tragjik ka tronditur këtë të dielë botën e medias dhe jo vetëm. Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë gazetarja e njohur e medias rozë, 31 vjeçarja Adela Xhamani.
Gazetarja ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm. Ajo gjendej në banesë në momentin që ka ndodhur goditja fatale, ndërsa edhe pse 2 mikeshat e saj kanë njoftuar ambulancën, përpjekjet për ta sjellë në jetë kanë qenë jo me sukses. Më parë Xhamani ka qenë pjesë e ‘’Big Brother Albania 2”, mjaft orgjinale në atë që përfaqësonte në këtë show televiziv. Ajo ka qenë kryeredaktore e suplementit ‘’Bluetooth” në ‘’Gazetën Shqiptare”, si dhe kryeredaktore e Revistës ‘Who’.
Adela ka lindur në qytetin e Kavajës, ndërsa në vitet e para të karrierës së saj ka qenë mësuese në qytet.
E shumëpërfolura si ish banore e Big Brother 2, humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak. Policia është njoftuar për ngjarjen dhe ka nisur hetimet.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.10.2017, rreth orës 05:10, në rrugën e Thesarit, është gjetur e vdekur në banesën e saj, shtetasia Adelajda Xhamani, 31 vjeç, e cila jetonte vetëm. Nuk ka shenja dhune. Shtetasia e mësipërme vuante nga epilepsia.Pritet vendimi i mjekut ligjor.
Ndërkohë për fansat e saj në rrjetet sociale ajo është treguar gjithmonë aktive dhe me dëshirën për të jetuar në maksimum jetën e saj. Mjaft aktive në eventet më të fundit që ndodhnin në kryeqytet dhe gjithmonë e rrethuar me miq. Ishte një talent në botën e saj, tregojnë kolegët shkruan fax news.
Adela ishte një natyrë mjaft pozitive dhe këtë e reflektonte dhe në postimet e saj. Adelajda zhvilloi karierën e saj si gazetare në median rozë dhe së fundmi do të rikthehej në televizion me një projekt të ri.
Vajza nga Kavaja u bë e njohur vite më parë për guximin për të kapëryer paragjykimet.
Adelajda, vajza nga Kavaja u shua në moshën 31 vjeçare. Ajo premtonte një karierë të suksesshme në gazetari. Ishte një nga kryeredaktoret e një prej revistave në vend, ajo do të fillonte programin e saj në televizionin më të ri në vend Fax News. Emisioni i saj do të quhej ‘Në shtëpinë e Adelës’.
Por jo vetëm në botën e medias, por ajo po projektonte në botën e spektaklit një show të vertetë, tregojnë artistë të medias se spektaklit.
Ajo iku nga kjo jetë në moshë fare të re, vetëm 31 – vjeçe. Me një të ardhme të shkëlqyer përpara, Adelajda prej vitesh tashmë ishte pjesë e medias dhe botës së televizionit.
Të shumtë janë ata do ta kujtojnë gazetaren dhe kryeredaktoren për thjeshtësinë e saj, energjinë pozitive e pasionin për gazetarinë.
Ndër shfaqjet e saj të fundit televizive ishte ajo në studion e “Rudina”, në Televizionin Klan, më 11 Shtator, ku Adelajda ishte ftuar për të folur rreth dasmës së
Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit. Duke folur pikërisht për këtë event ajo do të vlerësonte thjeshtësinë e tij. “Ajo
që pëlqyen njerëzit ishte thjeshtësia e dasmës, kërcyen thjeshtë, kishin mbledhur njerëzit e dashur. Njeriu e zgjedh si të dojë vetë ditën më të rëndësishme të jetës…”
Adelajda ka lindur në qytetin e Kavajës, ndërsa në vitet e para të karrierës së saj ka qenë mësuese në këtë qytet.
Po ju sjellim intervistën e plotë
(marrë nga www.folshqip.al)
http://folshqip.al/vdes-nje-yll-i-ri-qe-po-lindte-ne-boten-e-spektaklit-dhe-medias/