Vdes studentja shqiptare në Itali pas aksidentit
Po shkonte me biçikletën e saj drejt shtëpisë së një të moshuari për të cilin do të kujdesej gjatë natës, por fati nuk ka qenë me Eligersa Bahën, 27 vjeçaren shqiptare që studionte për Farmaci në Universitetin e Firences.
Teksa ecte në rrugë e reja është shtypur nga një makinë e tipit Fiat Punto e cila drejtohej nga një shtetase italiane.
Ngjarja e trishtë ndodhi ditën e shtunë dhe prej dy ditësh me rradhë Eligersa luftoi me vdekjen në spital.

Lajmi i keq për vdekjen e saj erdhi mbrëmjen e djeshme, 27 vjeçarja u nda nga jeta.
Këto janë disa nga fotot e aksidentit që i mori jetën shqiptares./Gazeta Express




