Vdes tragjikisht burri në Gramsh

Një burrë i ka dhënë fund jetës tragjikisht duke pirë fostoksinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gramsh, gjatë ditës së djeshme.

Në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë dhe ka humbur jetën, F.J., 52 vjeç, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia.

Ai është gjetur nga familjarët i pajetë dhe çdo tentativë për t’i ardhur në ndihmë ka rezultuar e kotë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshohet se akti fatal është kryer në gjendje të rënduar psikologjike, pasi kohëve të fundit i ndjeri kishte shfaqur shenja depresioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të vetëhelmimit, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Shkaktim i vetëvrasjes”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?