Vdiq me nënën në aksident, familjarët dhurojnë organet e Dejvisit
Lajmi i aksidentit tragjik të një familjeje shqiptare në Ferrara të Italisë, ku humbi fillimisht jetën nëna dhe më pas djali preku të gjithë publikun shqiptar dhe italian. Por, edhe pse në kulm të dhimbjes, kjo familje ka vendosur të bëjë një veprim mjaft human: Dhurimin e organeve të Dejvisit 13 vjeçar që humbi jetën në këtë aksident.
“Vendosëm kështu, pasi shumë fëmijë të tjerë mund të shpëtohen, ishte e drejtë të bëhej kështu”, janë këto fjalët e xhaxhait të Dejvisit, që së bashku me nënën e tij, Blerinën vdiqën në aksident.
Arian Alla, thotë se vendimi është marrë nga gjithë familja, sigurisht nga Hyseni, babai i djalit dhe bashkëshorti i Blerinës, po ashtu edhe nga të tjerët. “Vendosën të gjithë së bashki, gjithë familja Alla, pasi mësuan se për djalin nuk mund të bëhej më gjë, nuk kthehej më në jetë”, thotë ai.
Katër kirurgë bënë nxjerrjen e organeve të rëndësishme nga trupi i të voglit, i cili ishte ndëkohë në vdekje cerebrale. “Menduam për fëmijët e tjerë, për atë që falë Dejvisit mund të kthehen në jetë”, thotë më tej ai.



KOHA JONË SONDAZH

