Vdiq nën rrënoja, kryekomisari përcillet për në banesën e fundit (video)

31 persona të vdekur raportohen deri më tani nga tërmeti që goditi vendin. Mes viktimave, ka qënë edhe pedagogu dhe kryekomisari Bajram Hajdarmataj. Ai është përcjell mesditën e sotme për në banesën e fundit.

Hajdarmataj, ndodhej në godinën e Kavalishencës, aty ku po zhvillonte një kurs trajnimi. Ai ka shërbyer si pedagog në Akademinë e Sigurisë. Ai u nxorr i pajetë nga rrënojat e Kavalishencës, nga vetë kolegët e tij.

Përcillet për në banesën e fundit, Bajram Hajdarmataj që vdiq nën rrënoja

SHKARKO APP