Vdiq për të ndaluar grabitjen, PD në Fier: Të shpallet qytetar nderi!

Këshilltarët e Partisë Demokratike në Fier kanë propozuar dhënien e titulli “Qytetar Nderi” për Agur Vrenozit, i cili humbi jetën teksa përpiqej për të penguar grabitjen e një pike të këmbimit valutor të premten.

PD-ja e Fierit thotë se Vrenozi ishte kryetar seksioni i PD në Fier. Më tej thuhet se kryetari i PD Fier Luan Baçi do t’i kërkojë Kuvendit të mbajë një minutë heshtje ne nder të aktit heroik të Vrenozit.

53 vjeçari ndërroi jetë të shtunën në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi mbeti i plagosur me armë zjarri të premten gjatë grabitjes nga tre persona të pikës së këmbimit valutor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Zogu i Zi” rreth orës 10.55 të paradites. Nga grabitja mbeti i plagosur dhe Gëzim Hoxha, pronari i exchange-t. Vrenozi u qëllua me armë nga tre grabitësit pasi bëri rezistencë dhe tentoi t’i shkonte në ndihmë pronarit të pikës së këmbimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Te arrestuarit

Autorët e dyshuar të ngjarjes u kapën menjëherë më pas pranë  fshatit Baltëz, ku njëri prej tyre, për t’i shpëtuar policisë u hodh në lumë, por u kap.

U arrestuan ne flagrance:

Zini Fyraj 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë

Lulëzim Demiraj, banues në Vajzë, Vlorë

Dashamir Gergali 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier

Pas arrestimit, policia u sekuestroi grabitësve edhe çantat me para të vjedhura, ku sipas burimeve zyrtare, bëhet fjalë për shumat prej 6 360 euro dhe 954 900 lekë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?