Veç 8 pacientë të shtruar, 73 raste të reja në 24 orët e fundit nga Covid-19
As në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete nga Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ga 1,132 testime, kanë rezultuar pozitivë 73 qytetarë.
”30 në Tiranë, 19 në Fier, 5 në Himarë, 4 në Sarandë, 3 në Shkodër, Vlorë, 2 në Patos, 1 në Durrës, Rroskovec, Lushnje, Selenicë, Gjirokastër, Tepelenë, Kuçovë”.
Janë 411 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 8 pacientë. Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,095 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (28 Prill 2022)
Raste të reja ditore 73
Të shëruar në 24 orë 27
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,132
Testime totale 1,804,298
Raste pozitive 275,002
Raste të shëruara 271,095
Raste Aktive 411
Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 252
Fier 63
Vlorë 38
Korçë 12
Gjirokastër 12
Shkodër 9
Berat 7
Elbasan 7
Durrës 6
Kukës 4
Dibër 1