Vehbi Alimuçaj prapë në gjyq, fshehu 1 milion dollarë të “Vefës”

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim Vehbi Alimuçajn dhe djalin e tij, shtetasin Artan Alimuçaj, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal (me ligjin e kohës së kryerjes së veprës penale).

Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Vehbi Alimuçaj, i cili ka qenë administrator i firmës piramidale “Vefa”, është dënuar për veprën penale të “Mashtrimit” për një numër shumë të madh personash, rezulton se ka pasur një llogari bankare në një bankë në Hungari në shumën 328 mijë dollarë. Po ashtu, rezulton se në të njëjtën bankë, djali i tij, shtetasi Artan Alimuçaj ka pasur një llogari bankare në shumën 647 mijë dollarë. Sipas hetimit të prokurorisë, rezulton se këto para janë të prejardhura nga aktiviteti i paligjshëm “Mashtrim” i shtetasit Vehbi Alimuçaj deri në vitin 1997, kohë kur u rrëzua skema e tij piramidale.

 

 

 

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Tiranë

Të pandehur:

Vebi ALimucaj, I dt. 1949, I denuar me pare, me kombesi e shtetesi shqipetare, I akuzuar per kryerjen e vepres penale te pastrimit te produkteve te vepres penale (ligji I kohes se kryerjes se vepres penale) , parashikuar nga neni 287/b I K.Penal, hetuar ne gjendje te lire

Artan Alimucaj,I dtl. 1976, I akuzuar per kryerjen e vepres penale te pastrimit te produkteve te vepres penale (ligji I kohes se kryerjes se vepres penale) , parashikuar nga neni 287/b I K.Penal, hetuar ne gjendje te lire

  ka  rezultuar se :

            Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, me daten 06.05.2010 ka regjistruar procedimin penal nr. 1830, per vepren penale te "Pastrimit te produkteve te vepres penale", parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ne ngarkim te shtetasve Vebi Alimucaj dhe Artan Alimucaj.

Rrethanat e fakteve te konfirmuara nga hetimi.

Personi nen hetim Vebi Alimucaj ka themeluar  ne vitin 1992 tshoqerine"VEFA". ne te cilen kishte rolin e ortakut te vetem dhe adrninistratorit. Per aktivitetin e ushtruar ne shoqerine "VEFA' personi nen hetim Vebi Alimucaj eshte deklaruar fajtor nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.376, date 31.05.2000, per vepren penale te "Mashtrimit", vjedhjes se pasurise me ane te genjeshtres, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal, ne dem te 63 587 personave. Pas ankimit te bere nga personi nen hetim Vebi Alimucaj ne lidhje me kete vendim, perfundimisht Gjykata e Larte me vendimin nr.746, date 22.11.2002, ka vendosur deklarimin fajtor te personit nen hetim Vebi Alimucaj per vepren penale te "Mashtrimit', me shume se nje here, me konkretisht 57 923 here, veper penale e parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal. Ky fakt konfirmohet nga kopja e vendimit nr.376, date 31.05.2000 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, administruar ne fashikullin e procedimit penal.

Me daten 2 Qershor 1996 Vebi Alimucaj ka hapur nje llogari bankare ne Hungari, prane nje banke te nivelit te dyte. Ne momentin e regjistrimit te procedimit penal nr.1830/2010, gjendja ne kete lIogari bankare ka qene 328 000 Usd. Fakti konfirmohet nga leterporosia e administruar nga autoritet hungareze te drejtesise.

Me daten 25 Qershor 1996 personi nen hetim Artan Alimucaj (i biri i Vebi Alimucaj) ka hapur nje llogari bankare ne Hungari, prane te njejtes banke. Ne momentin e regjistrimit te procedimit penal nr.1830/20 I 0, gjendja ne kete lIogari bankare ka qene 647 000 Usd. Fakti konfirmohet nga leterporosia e administruar nga autoritet hungareze te drejtesise.

Me daten 9 Shtator 1998  personi nen hetim Artan Alimucaj ka bere nje deklarate noteriale ne Pire te Greqise, para noterit publik. Sipas kesaj deklarate personi nen hetim Artan Alimucaj autorizon personi nen hetimn hungarez M.C, banor i Budapestit si perfaqesues te tij per te kryer te gjitha veprimet monetare ne llogarine bankare te tij, prane asaj banke. Fakti konfirmohet nga leterporosia e administruar nga autoritet hungareze te drejtesise.

Me daten 15 Prill 2010, ne Budapest, eshte lidhur nje mareveshje ndermjet nje perfaqesuesi te bankes dhe klientit Vebi Alimucaj, me objekt "sherbim bankar – Mobil Banking". Sipas kesaj mareveshje klienti Vebi Alimucaj perfitonte sherbimin Mobil Banking per llogarine bankare qe kishte prane kesaj banke. Fakti konfirmohet nga leterporosia e administruar nga autoritet hungareze te drejtesise.

Me daten 5 Maj 2010, prane bankes eshte paraqitur nje shtetas dhe ka kerkuar te transferoje shumen 327 000 Usd nga llogaria e klientit Vebi Alimucaj, ne llogarine bankare te nje kompanie. Veprimi nuk eshte kryer nga banka per arsye te transaksionit te dyshimte. Pas sinjalizimit nga banka te ketij transaksioni autoritetet hungareze kane urdheruar bllokimin e transaksionit deri me daten 10 Maj 2010. Fakti konfirmohet nga leterporosia e administruar nga autoritet hungareze te drejtesise.

Me daten 6 Maj 2010, nga prokurori i ngarkuar per ushtrimin e ndjekjes penale ne procedimin penal nr.1830/2010, bazuar ne parashikimet e nenit 210 te Kodit te Procedures Penale eshte vendosur sekuestrimi i shumave 328 000 Usd dhe 647 000 Usd, te ndodhura ne llogarite bankare te personave nen hetim Vebi Alimucaj dhe Artan Alimucaj, prane bankes ne Hungari.

Me daten 10 Shtator 2010, Gjykata e Rrethit Buda Qendrore-Hungari, bazuar ne kerkesen c paraqitur nga autoritet shqiptare te drejtesise (Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane) ka urdheruar sekuestrimin e shumave 328 000 Usd dhe 647 000 Usd, te ndodhura ne llogarite bankare te shtetasve Vebi Alimucaj dhe Artan Alimucaj, prane bankes. Vendimi ka marre forme te prere me daten 17 Shtator 2010, dhe eshte ekzekutuar duke bllokuar shumat perkatese. Fakti konfirmohet nga leterporosia e administruar nga autoritet hungareze te drejtesise.

Bazuar ne parashikimet e ligjit nr.8471, date 08.04.1999 "Per nxjerrjen e detyrimeve debitore dhe rikthimin e vlerave pasurore ne llogarite e personave juridike jo bankar qe kane mare hua nga publiku i gjere", dhe Vendimin e keshillit te Ministrave nr.220, date 04.04.1998  Vebi Alirnucaj dhe Artan Alimucaj jane shpallur persona te lidhur ne shoqerite huamarrese. Ne vijim, administratoret e shoqerise "VEFA", me vendimet e dates 31.08.1998 kane shpallur debitore personin  Vebi Alimucaj per shumen 171 924 300 lek dhe personi nen hetimn Artan Alimucaj per shumen 7 673 600 lek.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendimin nr.2475, date 28.05.2009, ka miratuar "Urdherin per sekuestrim", per shumen 171 924 300 lek, ne ngarkim te Vebi Alimucaj. Gjithashtu, me vendimin nr.929, date 03.10.2003, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka miratuar "Urdherin per sekuestrim", per shumen 7 673 600 lek, ne ngarkim te personit nen hetim Artan Alimucaj. Vendimet e gjykates civile jane derguar per zbatim nga administratoret e shoqerise "VEFA". Zyres se Permbarimit Tirane.

Me shkresen date 11.05.2012, Ministria e Drejtesise se Republikes se Shqiperise ka percjelle autoriteteve te drejtesise hungareze kerkesen per ndihme juridike shtese te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane. Objekti i kerkeses per ndihme juridike eshte ekzekutimi i vendimeve civile te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe kthimi i shumave 328 000 U d dhe 647 000 Usd, te ndodhura ne llogarite e shtetasve Vebi Alimucaj dhe Artan Alimucaj. ne banken ne Hungari. Baza ligjore per realizimin e kesaj kerkese eshte neni 23, pika 1, germa "a", neni 24, pika 2 dhe neni 25, pikat I dhe 2 te Konventes te Keshillit te Europes, Varshave, "Per Pastrimin, Depistimin, Sekuestrimin dhe Konfiskimin e Produkteve te Krimit dhe Financimin e Terrorizrnit", date 16.05.2005, ratifikuar nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise me ligjin nr.9646, date 27.11.2006.

Ne lidhje me kete kerkese, eshte kerkuar informacion shtese nga autoritet e drejtesise hungareze. i cili eshte plotesuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane dhe e derguar nepermjet Ministrise se Drejtesise te Republikes se Shqiperise. Autoritetet e drejtesise hungareze akoma nuk kane kthyer pergjigje perfundimtare ne zbatim te kesaj kerkese per ndihme juridike.

Personi nen hetim Vebbi Alimucaj, i pyetur ne prokurori, me cilesine e personit ndaj te cilet zhvillohen hetime, ka thene se ka dijeni per nje llogari bankare objekt ne merr te tij. Sipas tij, ka dijeni se aty kane qene te depozituara 10 000 Usd nderkohe deklaron se nuk ka dijeni per levizjet bankare ne kete llogari, nuk ka dijeni per llogarine tjeter, ne emer te te birit dhe se nuk ka kryer asnje tentative per te levizur shumat qe ndodhen ne keto llogari bankare.

Personi nen hetim Artan Alirnucaj, i pyetur ne prokurori me cilesine e personit ndaj te cilit zhvillohen hetime deklaron se nuk ka dijeni per llogarine bankare e ndodhur ne Hungari ne emer te tij. Ai deklaron se duke filluar nga fundi i vitit 1997 dhe aktualisht jeton ne Greqi. Ka ardhur disa here ne Shqiperi ne periudha te ndryshrne, por nuk ka kryer asnje veprim ne Hungari me qellim terheqje apo transferimin e shumave te parave qe jane ne llogarine bankare ne emer te tij.

 

Duke vleresuar faktet e provuara gjate hetimit te paraqitura me siper arnjme ne konkluzionin se ne rastin objekt hetimi eshte e provuar ekzistenca e nje vepre penale te kryer nga personi nen hetim Vebi Alimucaj, konkretisht vepra penale e "Mashtrimit' parashikuar nga neni 14322 i Kodit penal. Personi nen hetim Vebi Alirnucaj eshte shpallur fajtor me vendim gjykate te formes se prere dhe ka vuajtur denimin per kete veper penale. Nga kjo veper penale jane krijuar

produkte, para te siguruara gjate aktivitetit kriminal te firmave piramidale mashtruese.

 Shumat 328 000 Usd dhe 647 000 Usd, te depozituara ne vitin 1996 ne banken hungareze nga personit nen hetim Vebi Alirnucaj dhe Artan Alimucaj, perbejne produkt te vepres penale.

Per rikuperimin e parave te krijuara nga aktiviteti kriminal i firmave mashtruese piramidale eshte miratuar nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise nje pakete ligjore dhe jane caktuar adrninistratoret per cdo shoqeri, nder te cilat dhe per shoqerine "VEFA". Bazuar ne kete pakete ligjore. personit nen hetim Vebi Alimucaj dhe Artan Alimucaj jane shpallur persona te lidhur dhe debitore.

Personit nen hetim Vebi Alimucaj dhe Artan Alimucaj jane ne dijeni te vendimit penal te gjykates dhe te vendimeve te administratoreve per shpalljen e tyre persona te lidhur dhe debitore, por para organeve te drejtesise mohojne faktin se kane dijeni per shumat e parave te depozituara prej tyre ne banken hungareze. Ne keto kushte nga ana objektive, me ane te veprimeve dhe mosveprimeve ata kane fshehur vendndodhjen dhe te drejten e pronesise mbi shumat 328 000 Usd dhe 647 000 Usd, te depozituara prej tyre ne banken hungareze, shuma qe jane produkt i vepres penale te mashtrimit.

Neni 287/b i Kodit Penal, ne fuqi ne momentin e regjistrimit te procedimit penal

nr.1830/ 2010, parashikon se:

Pastrimi i produkteve te vepres penale i kryer nepermjet :

b) fshehjes ose mbulimit te natyres, burimit, vendndodhjes, vendosjes, zhvendosjes se pronesise ose te drejtave te tjera, qe lidhen me pasurine qe eshte produkt i vepres penale.

Pra, si forme te kryerjes se vepres penale te "pastrirni i produkteve te vepres penale", eshte dhe fshehja e vendndodhjes se produktit te vepres penale, ose te drejtave te tjera qe lidhen me pasurine. Ne rastin konkret personit nen hetim Vebi Alimucaj dhe Artan Alimucaj kane fshehur para administratoreve te shoqerise "VEFA" dhe organeve te ndjekjes penale vendndodhjen dhe te drejtat e pronesise qe ata kane per shumat 328 000 Usd dhe 647 000 Usd, te depozituara prej

tyre ne bankcn hungareze.

 

 

SHKARKO APP