Vehbi Bushati, drejtori i ri i Policisë së Shkodrës

Vehbi Bushati vjen në Shkodër pas një karriere të gjatë e të suksesshme në Policinë e Shtetit, ku ka mbajtur detyra të rëndësishme si shef komisariati në disa rrethe të vendit, zëvendësdrejtor dhe drejtor në qarqet: Shkodër, Lezhë, Dibër, Korçë, Vlorë.

Bushati ka mbajtur detyra të rëndësishme dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si Drejtori i Krimeve e së fundi prej 4.5 vjetësh mban detyrën e zëvendësdrejtorit të drejtorisë së Antiterrorrit, një prej drejtorive më të rëndësishme dhe më të vlerësuarat nga partnerët tanë ndërkombëtare.

Bushati është vlerësuar me tituj e medalje të ndryshme gjatë karrierës së tij në Policinë e Shtetit, por ja vlen të veçojmë vlerësimin që bashkia e Vlorës i bëri në vitin 2008, duke e shpallur kontribuues të vitit dhe medaljen e nderit akorduar në vitin 2016, për shërbime të shquara dhe profesionalizëm të lartë të treguar në ndjekjen, hetimin dhe goditjen e aktiviteteve terroriste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bushati është një nga drejtuesit me kualifikimet dhe trajnimet më të larta brenda dhe jashtë vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?