Veliaj analizon dy rivalët në garën për Tiranën: Arlind Qori më mirë se Këlliçi

Pas fitores së thellë për një mandat të tretë në krye të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dha intervistën e parë televizive në Top Channel me moderatoren Grida Duma. I kënaqur nga diferenca e madhe e votave, Veliaj bëri vetë një analizë të kundërshtarëve të tij.

Për kandidatin e “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, ai tha se ishte kandidat më i fortë se sa mund të ishte Ilir Meta apo Sali Berisha. “Në kushtet ku ishte ajo parti, ai ishte kandidati më i mirë i mundshëm”.

Për Arlind Qorin, që rezultoi kandidati i tretë më i votuar, Veliaj thotë se e priste një rezultat të tillë. “E prisja, sepse kisha një betejë të ngjashme me Bojaxhiun në vitin 2015”.

Veliaj komenton më tej ideologjinë që ndjekin këta dy kandidatë. Për të Këlliçi, kandidat i një force të djathtë, ka prezantuar para qytetarëve një ideologji të majtë. “Por, nëse ai anonte djathtas, Qori anon majtas. Belindi kishte prirje marksiste, por nuk e pranon. Qori të paktën e pranon”.

SHKARKO APP